Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas vrasjes së 26 vjeçarit Jurgen Kurti në rrugën “Zef Jubani” në Tiranën e Re. Strazimiri ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi për vrasjet e fundit në vend.

“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, policia në drejtim të paditur njësoj si vrasësit”, shkruan Strazimiri.

Deklarata e plotë e Strazimirit

Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…

Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTË ENJTEN OPOZITA SËRISH PROTESTË PËRPARA PARLAMENTIT
Artikulli tjetërFUTBOLLISTI QË KA LINDUR MË SHUMË FËMIJË SE SA KA BËRË GOLA PËR 6 JAVË