
Zona historike e qytetit të Shkodrës që është dhe zemra e qytetit vazhdon të përballet me një situatë absurde, ku cdo investim është bllokuar dhe kjo vetëm për fajin,neglishencën dhe papërgjeshmërinë e firmës Geo Consult. Kjo firmë që po bën sëfundmi PDV e zonës historike ka fituar tenderin në pranverë të vitit 2025 me afat katër muaj por ka kërkuar disa herë shtyrje afati dhe pritej që brenda këtij viti të përfundojë PDV-në. Por pavarisht presionin të Bashkisë Shkodër dhe gjobave të vëndosura nga bashkia Shkodër sic e parashikon kontrata serish Geo Consult shkel cdo afat dhe sot jemi në kushtet ku ende zona historike e cila është 30% e qytetit nuk ka PDV .Burime të Star Plus bëjnë të ditur se kjo firmë Geo Consult ka tentuar të vendos tek PDV –ja në disa zona dhe ndërtime nga 5 deri në 7 kate që janë të ndaluar për një zonë të mbrojtur dhe kjo ka sjellë dhe ndërhyrjen e institucioneve për ta ndaluar . GEO CONSULT ka shfaqur të tilla problematika dhe në bashki të tjera.
Kjo situatë në zemrën e qytetit prej vitesh ka penalizuar me dhjetra investitor të cilët nuk kanë mundur të kryejnë asnjë investim pasi plani i detajuar vendor nuk ishte i bërë .Akoma më keq, shumë leje ndertimi kanë kaluar afatet duke shkaktur milona euro deme tek shumë investitor.
Në një situatë të tillë mbetet që institucionet përgjegjëse dhe ligjzbatuese të ndërhyjnë tek firma Geo Consult për ti kthyer zemrës së qytetit frymarrjen e investimeve dhe zona të mos mbetet një atraksion ku turistët fiksojnë në aparatet e tyre godina gjysëm të shembura, duke kujtuar se i përkasiin mbetejeve të pas luftës por të kryhet detyrimi ligjor për përfundimin e PDV dhe zona të marrë zhvillimin që i takon një qyteti si Shkodra.


