Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për t’u shpallur luftë mediave nuk është mirëpritur nga ish-presidenti Xhorxh W Bush.

Në një intervistë televizive, ai tha se shtypi i lirë është i domosdoshëm për demokracinë. George W. Bush (Ish-president i SHBA-ve) Unë e konsideroj median si të domosdoshme për demokracinë. Ne kemi nevojë për media të pavarur pasi pushteti mund të kthehet në një fiksim dhe mund të bëhet gërryes. Është e rëndësishme që mediat t’u kërkojnë llogari njerëzve që abuzojnë me pushtetin. Për shembull diçka që unë jam përpjekur gjatë të bëj është të bindja Vladimir Putinin së ai ka nevojë për një media të pavarur. Sa i përket presidentit rus Putin dhe lidhjes mundshme të tij me presidentin Trump, Bush theksoi se kjo është një çështje për të cilën nevojiten përgjigje. Ish-presidenti Bush kritikoi tërthorazi edhe vendimin e Trump për të penguar emigrantët myslimanë, duke thënë se ai është për një politikë emigracioni që mbështetet të ligji.