Ekspedita Shqiptaro-Polake ka nisur për të dytin vit radhazi gërmimet arkeologjike në Bushat të bashkisë Vau-Dejës. Gjatë fazës së parë të gërmimeve vitin e kaluar kjo ekspeditë deklaroi se ka zbuluar një qytet i cili daton nga shekulli i 6 para lindjes së Krishtit.

Ndërkohë këto ditë ka nisur faza e dytë e gërmimeve arkeologjike në një pjesë pak më lart se ku është gërmuar një vit më parë dhe kanë dalë të tjera objekete të hershme të cilat mendohet se datojnë në fund të shekullit të katërt dhe në fillim të shekullit të pestë para Krishtit. Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Majlinda Lacaj tregon se i ka ndjekur nga afër këto gërmime dhe sipas saj gjurmë të reja kanë dalë në dritë

Sipas drejtores Lacaj gjurmët e reja janë disa pjesë të themeleve të mureve dhe mendohet se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur

Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershem të zonës. I ndodhur në hyrje të rrugës së Bushatit në metrat e parë të një kodre qyteti mendohet të ketë qenë i banuar deri në shekullin e parë para erës sonë.

Artikulli paraprakSHKOLLA “BARDHAJ” AKTIVITET NË JAVËN E FAMILJES
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPET EKSPOZITA ME PIKTURA “PRANVERË ART”