Vllaznia po përgatitet në mënyrë intensive për ndeshjen e parë të 2018-ës e cila do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” këtë të premte. Në ndeshjen e javës së 17 të Kategorisë Superiore kuqeblutë do të përballen me kampionët në fuqi Kukësin. Tek Vllaznia gjendja duket potimale sipas kampitenit Lika i cili shprehet se në fushë dëshorjnë të japin maksimumin dhe të marrin 3 pikëshin.

Gilman Lika beson se skuadra tashmë është me e kompletuar dhe e fortë me prurjet e merkatos së janarti . Ajo që bie në sy brënda ekipit është optimizmi ku sipas kapitenit të Vllaznisë arsyet nuk janë të pakta . Ndërkohë tek Vllaznia merkato e janarit ka qënë efikase për ekipin e kjo gjë është vlersuar shumë nga të gjithë duke e përkufizuar si tepër cilësore. Kjo gjë shpresohet që të ndikojë edhe tëk tifozët ku Gilman Lika shprehet se dëshiron që ata të jenë sa më të shumtë në numër në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Vllaznia ndeshjen e javës së 17 ndaj Kukësit do ta zhvillojë këtë të premte në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” takim ky që duhet të fitohet me patjetër për shkak të pozitës jot ë favorshme që ajo gjendet në vendin e parafundit me vetëm 15 pikë.

Artikulli paraprakBASHA NË SHKODËR: 27 JANARI DATË HISTORIKE
Artikulli tjetërBASHA DEMOKRATËVE: TË GJITHË NË PROTESTË