Gjakmarrja vijon të mbetet një plagë e shoqërisë shqiptare, e cila ka ndikuar edhe në largimet masive jashtë vendit.

Në bazë të statistikave të Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, mbi 300 familje nga qarku i Shkodrës kanë emigruar që nga viti 1997 për t’iu shmangur konflikteve të mundshme. Ndër vite, shtetet e Bashkimit Evropian, gjakmarrjen e kanë njohur si fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare dhe kanë strehuar një pjesë të azilkërkuesve.

Vitet e fundit, kërkesat për azil si pasojë e gjakmarrjes nuk merren në konsideratë nga shtetet e Bashkimit Evropian. Pas shpalljes së Shqipërisë si vend i sigurt origjine, të paktë janë ata individë që kanë përfituar strehim dhe dokumenta për shkak të gjakmarrjes.

Artikulli paraprakDUDAS, BANORËT DORËZOJNË PETICIONIN NË BASHKI
Artikulli tjetërSIGURIMI I MJETEVE, SË SHPEJTI “BONUS-MALUS”