Gjakmarrja, vijon të ngelet një nga plagët më të rënda të shoqerise shqiptare ne veriun e vendit.

Dhjetra familje ne hasmeri me njera tjetren, qindra femije te ngujuar, mejerim dhe skamje. Kjo eshte zymtesia që sjell ngujimi dhe gjakmarrja. Por ne Shkodër, dy familje i kane dhene fund hasmerise mes njeri – tjetrit, ne festen e Shen kollit, ku prezent ka qene edhe Arqipeshkvi i Dioqezes Shkodër – Pult Mons. Angelo Massafra. Nje ngujim qe vijonte prej vitesh, por Mons. Massafra, leshon edhe nje mesazh per te gjitha familjet. Statistikat, japin shifra tronditese per gjakamrrjen ne Shqiperi, ku ne rang qarqesh, Shkodra renditet si qarku me numrin me te madh te familjeve te ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes.