23 doktorë, dentistë dhe infermierë brazilianë do të ofrojnë vizita falas për familjet në situatë gjakmarrjeje dhe ato me probleme ekonomike në qytetin e Shkodrës.

Drejtuesja e fondacionit “Jo gjakmarrjes, pro jetës” tha se kjo nismë do të zgjasë dy ditë. Për mjekët vullnetarë, nisma është një mundësi për t’u ofruar ndihmë këtyre familjevge. Në përfundim të vizitave, mjekët japin edhe ilaçe falas për pacientët. Fondacioni “Jo gjakmarrjes – Pro jetës” është themëluar pas vrasjes së pastorit Dritan Prroj për shkaqe gjakmarrjeje.