
Fenomeni i gjakmarrjes vijon të jetë një plagë e hapur për qarkun e Lezhës, ku sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numërohen 35 familje të ngujuara. Shumica prej tyre janë të ardhura nga zonat verilindore të vendit.Megjithatë, misionari i pajtimit të gjaqeve, Pjetër Gjoka, bën me dije se pavarësisht kësaj situate, është arritur një hap pozitiv: fëmijët e familjeve të ngujuara janë nxjerrë nga izolimi per te ndjekur shkollen.
Sipas Misionit të Pajtimit të Gjaqeve, problem mbetet fakti se edhe pse në disa raste autorët e krimit kanë përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia, familjet vijojnë të mbeten të ngujuara. Kjo situatë i vë ato në vështirësi të mëdha sociale, ekonomike dhe psikologjike, duke e bërë fenomenin ende një sfidë serioze për shoqërinë.
Pronat mbeten shkaktari kryesor i konflikteve që çojnë në gjakmarrje, ndërsa edhe pse autorët mund të vuajnë dënimet e dhëna nga gjykatat, gjakmarrja vijon sipas normave kanunore.






