57 familje e nisin vitin 2017 në situatë gjakmarrje. Pjesa më e madhe sipas kryetarit të shoqatës së pajtimit të gjaqeve Nikollë Shullani i përkasin Shkodrës.

Nuk mjafton vetëm se ka një rënie të fenomenit të gjakmarrjes për vitin që sapo lëmë por strukturat shtetërore duhet të bëjnë më shumë në këtë aspekt. Shullani në bazë të statistikave thotë se është ulur numri i vrasjeve dhe plagosjeve për 2016-ën ndërsa shembull është Malësia e Madhe pa asnjë vrasje dhe asnjë plagosje. Pritet që 2017-ta të jetë një vit edhe më i qetë sa i përket vrasjeve dhe plagosjeve por edhe të rritet numri i familjeve që shtrijnë dorën e pajtimit për të minimizuar këto fenomene.

Artikulli paraprakMOGHERINI: REFORMA NË DREJTËSI, KYÇE PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërSHKODËR – HAN I HOTIT, BILANCI TRAGJIK I NJË RRUGE TË RE