Teksa 6 bashki janë në pritje për të zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale, presidenti Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim.

Në këtë takim konsultiv, palët duhet të vendosin së bashku mbi datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi. Ndërkohë që KQZ thotë se nuk ka asnjë informacion se Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi janë pa kryetarë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDREJT ITALISË SHKON SHUMICA E EKSPORTEVE TË EKONOMISË SHQIPTARE
Artikulli tjetërGREQI-SHQIPËRI-ITALI SHKATËRROJNË 4 GRUPE KRIMINALE QË TRAFIKUAN 1120 KLANDESTINË