Nëse viti i kaluar ka patur në objektiv kryesor tregtimin dhe therjen e mishit nëpër markatat e Shkodrës, viti 2018 do të ketë lupë kryesore nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër produktet shtazore me baze qumshtin, sidomos këtë të fundit. Sipas drejtores së komanduar të AKU Shkodër, Hasije Sadria, po përgatitet plani për të kontrolluar çdo baxho dhe kompani prodhimi të qumshtit, në mënyrë që konsumatori shkodran të sigurohet për atë çfarë konsumon.

Padyshim nuk do të lihen në harresë edhe qumshti që tregtohet nëpër rrugë. Cilësia e produkteve shtazore të prodhuara që në origjinë ka qenë gjithmonë me dyshime edhe për shkak të kontrolleve jo të mjaftueshme nga oganet shtetërore. Nuk kanë munguar edhe skandalet me produkte të skaduara që kanë vazhduar të shiten jashtë datës. Përderisa, me keto aksione, AKU synon t’u jap fund njëherë e përgjithmonë të gjitha problematikave.