
Trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj Bledar Gjeçaj e quan një përballje të vështirë ndeshjen me Tiranën të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por në këtë ndeshje tekniku i kuqebluve kërkon fitoren.
Tekniku Gjeçaj shprehet se Vllaznia ka të gjitha mundësitë edhe për të fituar ndaj Tiranës. Vllaznia aktualisht ka vetëm basketbollist shkodran por kjo nuk e pengon ekipin për ta mundur Tiranën ndërsa kërkohet mbështetja e tifozëve. Vllaznia-Tirana do të luhet në ora 18:00 ditën e shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa është një ndeshje përcaktuese për vazhdimësinë.


