Doza kanabisi por dhe heroine janë gjetur në ambientet e paraburgimit në Durrës paraditen e sotme por nuk dihet se kush është autori .

Policia e Durrësit informon se rreth orës 09:30 minuta në ambientet e brendshme të paraburgimit janë gjetur një sasi prej 110.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe 4.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.