Agron Gjekmarkaj, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Kurbin. Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë.
Në vijim deputeti demokrat shprehet se nuk ka gjë që ndalon ndryshimin, e kërkon koha, e kërkon Shqipëria.

“Qendrestar, të pamposhtur, sfidues dhe garantues të fitores sonë më të thellë dhe më të nevojshme që ka pasur ndonjëherë Laçi, Mamurrasi, Miloti, Fushë Kuqja dhe mbarë Shqipëria.

Kauzat tona janë kauza të shoqërisë së ndershme të këtij vendi”, shprehet Gjekmarkaj.

Artikulli paraprakRAMA ZBULON TAKIMIN NË NEW YORK
Artikulli tjetërVUÇIÇ FLET PARA OKB: SI MUND TË KETË PAQE NË KOSOVË KUR…