Gjenden tonelata kanabis pranë pistës ku u rrëzua avioni

Një tjetër sasi e madhe droge është gjetur nga policia ditën e sotme. Bëhet fjalë për 1 ton kanabis sativa, sasi që është gjetur në fshatin Gotull të Kurbinit pranë vendit ku u rrëzua avioni italian në pistën e Ishmit disa muaj më parë, raporton News24. Droga ishte paketuar dhe gati për t’u trafikuar drejt Italisë. Në vendngjarje u gjetën edhe disa bidona me benzinë. Uniformat blu janë duke hetuar për të identifikuar dhe arrestuar poseduesit e drogës. Më herët gjatë ditës së sotme u sekuestruan 2.2 ton kanabis sativa në dy aksione të ndryshme.