Brazil,gjendet e djegur në makinë këngëtarja e hitit “Lambada”

Gjendet e vdekur në Brazil këngëtarja e hitit të famshëm “Lambada”. Trupi i këngëtares 63-vjeçare është gjetur i karbonizuar në makinën e saj. Njoftimi për një makinë që digjej është bërë përmes një telefonate anonime ndërsa pasi zjarrëfikëset mbërriten u mor vesh se ishte fjala pikërisht për Loalwa Braz Viera. Loalwa Braz Viera ka drejtuar grupin franko-brazilian të popit, Kaoma, që kulmin e suksesit e pati me “Lambada”. Një zë që me këtë këngë tejkaloi kufijtë e kontinetit amerikan për t’u bërë popullor në të gjithë botën. Prej vitesh edhe në Shqipëri janë të pakta dasmat, mbrëmjet apo eventet ku hiti “Lambada” mungon.