Një grua e moshuar në Durrës është gjetur e djegur në banesën e saj në lagjen nr.3. Sipas Policisë së Durrësit, viktima B.Sh., 89 vjeçe, dyshohet se mund të jetë djegur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë: Më datë 26.12.2017, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur e djegur, pa jetë, shtetasja B.Sh, vjeç 89, banuese në Durrës. Nga veprimet e kryera dyshohet se kjo shtetase mund të jetë djegur aksidentalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakVINTE NË SHTËPI PËR FESTA, ARRESTOHET I KËRKUARI PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetër5-VJEÇARI LËVIZ MAKINËN NË PARKING,SHTYP PËR VDEKJE GJYSHEN