Shëngjin

🚨 Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një vajze të mitur që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë së Rendit në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, vajzën 4-vjeçare nga Kosova.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një familje pushuesish nga Kosova, se vajza e tyre e mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Rendit në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan në kërkime intensive në terren.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e vajzës, e cila gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes.

Prindërit e vajzës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që bëri të mundur gjetjen e të miturës.

Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes për fëmijët.

Artikulli paraprakEDHE SPANJA NË ‘FERRIN’ E FLAKËVE, 7 TË VDEKUR, DHE 14 FRONTE ZJARRESH!
Artikulli tjetërUKSH REAGON PËR SHQETËSIMIN E NGRITUR NGA BANORËT NË FSHATIN RRASEK, KOMUNA POSTRIBË