Një grua 74-vjeçare, me inicialet F.H. është gjetur e vdekur në fshatin Mihajas, të njësisë administrative Bërzhitë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes. E moshuara jetonte e vetme dhe policia është njoftuar nga një telefonatë e mbërritur në sallën operative të Tiranës. Aktualisht është ngritur një grup hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Kufoma e 74-vjeçares do të dërgohet për ekspertize në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË TIRANË, DY TË PLAGOSUR RËNDË
Artikulli tjetërFORCA DETARE SHPËTON DY PERSONA, MBYTET SKAFI NË SAZAN