Një nënë 24 – vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur u gjetën të vrarë në një apartament, në jugperëndim të Little Rock, Arkansas, SHBA. 24 – vjeçarja Mariah Cunningham dhe dy fëmijët e saj, Alayah dhe Eliajah, 5 dhe 3 vjeç u gjetën të pajetë në shtëpinë ku banonin. Ishte gjyshja e së resë, e cila kishte shkuar në banesë për të kontrolluar, pasi fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë.

Fatkeqësisht 76 – vjeçarja i gjeti të tre pajetë. Mbeten mister rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Oficeri i policisë Steve Moore, në një konferencë për shtyp tha se ajo po trajtohet si vrasje e trefishtë, për shkak të provave të gjetura në vendngjarje. Trupat e pajetë të viktimave pritet që t’i nënshtrohen ekzaminimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Gjatë ditës së mërkurë autoritetet arrestuar babain e dy të miturve, megjithatë arrestimi i tij momentalisht nuk ka lidhje me vrasjet. Sipas mediave lokale, ai është ndaluar pasi nuk ishte paraqitur në gjykatë për një çështje të hapur më parë