Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasditen e së premtes në Skrapar. 76-vjeçari me inicialet Ç.L është gjetur i mbytur në një kanal uji në lagjen “Hasan Selitaj”, nga familjarët e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe nga hetimet paraprake kanë ngritur dyshimet se i moshuari mund të ketë rrëshqitur.

Trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë, por duke qenë se në të nuk kishte shenja dhune mbytja nga uji është pista më e akredituar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRTHEN BOMBULA E GAZIT NË BANESË
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT FURGONI, POLICIA HETON SHKAQET