Gjendet i pajetë në rrugë një 55-vjeçar, dyshohet se ka vdekur nga i ftohti

Një tjetër viktimë është shënuar nga moti i keq. Një 55-vjeçar është gjetur i pa jetë në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës. Policia e Korçës thotë se mbi trupin e personit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia sqaron se: Më datë 16.01.2016 jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, (përballë Pallatit të Kulturës) është gjetur i vdekur në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë pasur shkaqe natyrale dhe nga i ftohti. Grupi hetimor, po punon për identifikimin e personit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakFRIKË DHE PANIK, KRISMA E FLAKË NË NJË PALLAT
Artikulli tjetërOPOZITA NËNSHKRUAN MEMORADUMIN: NË ZGJEDHJE VETËM ME VOTË DHE NUMËRIM ELEKTRONIK. FIRMOS EDHE DULE