
Trupi i pajetë i një të riu 23-vjeçar është gjetur mengjesin e se merkures pranë liqenit të Shkopetit ne fshatin Madhesh te Matit. Viktima, Renis Dobra ishte raportuar i zhdukur nga familja pak orë më herët, pasi nuk ishte kthyer në banesë.Pas kallëzimit të bërë nga i ati në Komisariatin e Policisë së Matit, shërbimet policore nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin e tij dhe Trupi i pajetë i të riut u gjet pranë liqenit, ndërsa dyshohet se automjeti tip Benz me të cilin ai udhëtonte ka përfunduar në ujë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në trupin e 23-vjeçarit janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit, çka forcon dyshimet se ai është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në ujë për të fshehur gjurmët e krimit.Ndërkohë, familjarët fillimisht kishin dyshuar se i riu ishte ndaluar nga policia dhe ishin paraqitur në Komisariat për të marrë informacion, por pasi u informuan se ai nuk ndodhej në ambiente policore, nisën kërkimet me ndihmën e efektivëve të rendit.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa hetimet po zhvillohen në dy pista kryesore ate te përplasjes se mundshme për parcelat me kanabis dhe një konflikt për motive xhelozie. Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë se Dibres, ndërsa vijojne kerkimet per gjetjen e automjetit tip benz te viktimes i cili ka rene ne ujerat e liqenit te Shkopetit..


