
Një 25-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me thikë në Gjermani.
I riu kishte shkuar për të vizituar një të afërm që kishte në Këln të Gjermanisë. Ai është gjetur i vdekur jashtë një lokali nate. Disa persona e gjetën shqiptarin të larë në gjak mëngjesin e së hënës. Pavarësisht ndihmës së parë, i riu nuk ia doli dot.
Policia është në kërkim të një burri me bluzë të bardhë, i cili mund të jetë grindur më parë me viktimën. Lidhur me ngjarjen policia gjermane ka vendosur edhe një numër telefoni për të dhënë sa më shumë detaje.


