Gjendet i vdekur 30-vjeçari në kufi, u aksidentua me motor

Një trup i pajetë është gjetur nga barinjtë pranë kufirit shqiptaro-grek në Konispol. Sipas policisë, kufoma i përket një të riu rreth moshës 27-30 vjeç, i paidentifikuar, ndërsa është gjetur midis lagjes “Qesarajze” dhe piramidës 68. Pranë kufomës është gjetur edhe një motoçikletë e cila dyshohet e vjedhur. Viktima dyshohet të këtë bërë aksident, pasi është gjetur i gjakosur në trup. Mësohet se viktima nuk i përket një banori vendas, por dyshohet të jetë shtetas nga një rreth tjetër, i cili po tentonte të kalonte kufirin në drejtim të Greqisë për arsye ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Njoftimi i policisë: Rreth orës 20:14, në Konispol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi. Shërbimet e Policisë pasi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur “Qesaraj” Konispol, është gjetur një person i pajetë (i seksit mashkull, i pa identifikuar) i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa. Policia po punon për identifikimin e trupit të pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakBORXHI I PAKTHYER, 4 PERSONA RRAHIN BRUTALISHT NJË 33-VJEÇAR
Artikulli tjetërBORXHI 17.000 EURO, 32-VJEÇARI MASAKROHET NGA 4 PERSONA