Gjendet i vdekur punonjësi i Konsullatës ruse në New York

SHBA-Një punonjës i Konsullatës ruse në New York u gjet i vdekur të marten, ndërkohë që policia po provon ende që të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Punonjësi, që ishte përgjegjës për sigurinë e instalimit, u gjet pa vetëdijie para orës 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, brenda konsulatës në Upper East Side në afërsi të Parkut Qendror, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New Yorkut. Ai nuk u identifikua, por u bë e ditur se ishte 63 vjeç. Nikolai Lakhonin, një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington, tha se shenjat e para janë se punonjësi vdiq nga ataku në zemër. Konsullata e New Yorkut tha në Facebook se nuk janë gjetur shenja të vdekjes së dhunshme. Policia dhe zyrtarët e ambasadës po presin rezultatet e autopsisë mjekësore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Një mik i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin u gjet i vdekur në një hotel në Washington vitin e kaluar, duke shkaktuar teori të egra rreth rrethanave të errëta të vdekjes së tij. Por prokurorët thanë muajin e kaluar se vdekja e papritur e tij ishte një aksident që ndodhi pas disa ditë në gjendje të dehur dhe rrëzimit të vazhdueshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPESE NDRYSHIMET QE MUND TE PREKIN BOTEN NGA PRESIDENCA TRUMP
Artikulli tjetërPERMBYTJET:FAMILJET E STREHUARA NE GJIMNAZ KERKOJNE STREHIM E VESHMBATHJE