Një kufomë e djegur është gjetur brenda një banesë të pabanuar e cila ishte përfshirë nga flakët

Ngjarja është shënuar sot në fshatin Lekas të Korçës. Mësohet se kufoma e djegur plotësisht është e shtetasit Ilir Qyrani, i cili ishte endacak dhe me probleme mendore. Të dhënat e policisë: Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore. Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrathanave të ngjarjes.