Një 67-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme, është gjetur i pajetë në ambientet e dhomës së një hoteli, në rrugën “Mihal Duri”, shtetasi R. Z., 67 vjeç, lindur në Skrapar.

Paraprakisht dyshohet ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak se ka prerë damarët, në gjendje depresive. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërURIMI I BASHËS PËR RAMËN PËR VITIN 2022: NË RRAFSHIN PERSONAL I UROJ PLEQËRI TË MBARË, NË ATË POLITIK…