Gjendet predha në plazh me drogë prej 5 000 000 eurosh

Një predhë e quajtur ndryshe edhe “silur” kishte brenda saj një sasi droge prej 5 milionë eurosh. Predha ujore u gjet në një plazh në Republikën e Irlandës. Sipas BBC-së, brenda sendit kishte një sasi prej 75 kg drogë kokainë, ndërsa u gjet në një nga pikat më “nxehta” turistik Cliffs of Moher në County Clare. Policia nuk e di se kush e ka dërguar predhën ujore, ndërkohë që besohet se ajo mund të jetë vendosur poshtë një anijeje mallrash apo anijeje tjetër dhe është shkëputur gabimisht. Përveç se brenda predhës, lëndë narkotike është gjetur edhe në pjesën e jashtme të silurit. Një zëdhënës policie të hënën kur edhe u gjet droga, se nuk dihet origjina dhe as destinacioni i synuar i lëndës narkotike.

Artikulli paraprakNISHANI PRET NE TIRANE HUNKO E O’REILLY,BASHKEREPORTERE TE KE
Artikulli tjetërAKSIDENT AUTOMOBILISTIK TEK ISH ZUKTHAT