
Një grua rreth 30 vjeç është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit. Viktima është pikasur fillimisht nga banorët e zonës pranë Pistës Kosova.
Sipas të dhënave paraprake viktima nuk ka shenja dhune dhe është e veshur e gjitha me të zeza. Burime nga policia Kufitare bëjnë me dije se viktima është me flokë të shkurtër ndërsa pranë ka edhe një çantë. Sipas të dhënave trupi gruaja ka 3-4 orë që ka humbur jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat kufitare të policisë të cilët kanë nxjerrë rreth 300 metra larg bregut trupin.
Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të vajzës dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në lidhje me njoftimin për gjetjen e një shtetasaje të mbytur, policia informoj që u identifikua. A. Sh .44 vjeçe, banuese në Shijak.Vuante nga probleme depresive.






