Një armë e tipit kallashnikov është gjetur në Tiranë, në një kazanin e plehrave. Sipas njoftimit të policisë kallashnikovi është gjetur në rrugën “Myslym Keta” dhe kanë nisur hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarje.

Në njoftimin e policisë thuhte se, me datë 03.01.2018, në rrugën “Myslym Keta”, brenda një kazani mbeturinash, është gjetur një armë zjarri model 56, me kalibër 7.62 mm. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.