Gjendet një kufomë në fshatin Dragoç të njësisë Postribë. Kufoma është e dekompozuar

Më datë 12.02.2017, rreth orës 15.35, njoftohemi se në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, në  një kanal vaditës  është  konstatuar në ujë  një  trup i pajetë.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se trupi i  përkiste shtetasit  Gjergj Bari 61 vjeç, lindur  në Theth, Shkodër dhe banues në Bathore, Tiranë.Nga veprimet paraprake të kryera në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune. Shkaku  paraprak i vdekjes  dyshohet se është mbytja në ujë në kanalin vaditës.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.