Një trup i pajetë, është gjetur në Itali ditën e sotme, kufoma është është gjetur në bregdetin e Puglias.

Dyshohet se trupi mund t’i përkasë Besnik Muços, avokatit shqiptar i cili u zhduk më 2 nëntor, pasi ishte nisur me një traget nga Durrësi drejt Barit. Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, ku janë ende gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Gruaja e tij kishte raportuar zhdukjen e Muços te karabinierët e Maceratës.Megjithatë, në Shqipëri u hap një dosje për rrëmbim. Prokurori i Makeratës në Itali, ka kërkuar testin e ADN-së për kufomën e gjetur në det, më 6 nëntor në Castro, provinca e Leçes, dhe pritet të dalin rezultatet.

Artikulli paraprakSËMUNDJET QË PO RRITEN NDJESHËM NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërMETA: PSE NUK MUND TË JAPIM PASAPORTA PËR KOSOVËN