Gjendet një trup i pajetë në përrua

Një 53 vjeçar është gjetur i pajetë sot në një përrua në fshatin Starje të Ersekës. Banorët e fshatit Starje në Ersekë kanë gjetur trupin e pajetë të një 53-vjeçari në përrua. Policia sqaron se viktima është me inicialet G.SH, banues në të njëjtin fshat. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është mbytur si rezultat i vërshimit të ujit në këtë përrua pas reshjeve të shiut. “Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm është mbytur, si rezultat i vërshimit të ujit në këtë përrua (pas një shiu të rrëmbyeshëm që ka rënë në zonën e lartpërmendur)”, informon policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakALARM PËR BOMBË PRANË AMBASADËS AMERIKANE NË LONDËR
Artikulli tjetërTENTON TË VRASË ME PUSHKË DY VËLLEZËR, ARRESTOHET