Pas thuajse 24 ore kerkimesh, eshte gjetur trupi i pajete i 34 vjecarit Altin LLeshaj, i cili humbi jeten nje idte me pare ne ujrat e detit Adriatik.

Rreth ores 10:00 te se Enjtes, banore te zones ne qender te plazhit te Velipojes kane pare trupin e 34 vjecarit ne bregun e detit ku mesohet se dallget e detit kane nxjerre ne breg trupin e 34 vjecarit. Menjehere jane njoftuar efektive te policise dhe forca te kerkimit te cilat kane kryer edhe veprimet proceduriale ne lidhje me kete ngjarje te regjistruar gjate se merkures ne plazhin e Velipojes.Një varkë peshkimi është përmbysur nga dallgët e detit në Velipojë dhe moti i përkeqësuar. Si shkak i kësaj ngjarje shtetasi Altin Lleshaj 34 vjeç ka humbur jetën. 34 vjeçari trupi i së cilit ende nuk është gjendut bashkë me një shok të tij 24 vjeçarin Igor Cera janë future në derdhje të bunës me varkë për të peshkuar por erërat e forta e kanë përmbysur barkën e tyre. 34 vjeçari Lleshaj është përpirë nga dallgët duke mos arritur që të shpëtojë ndërsa shoku i tij, 24 vjeçari Igor Cera ka arritur që të dalë në breg.Viktima Altin Lleshaj ka lindur në Lezhë dhe është banues në fshatin “Pulaj” në Velipojë. Ai së bashku me shokun e tij që arriti të shpëtonte peshkimin në derdhjen e Bunës në Velipojë e kanë patur si një mënyrë jetese dhe çdo ditë kanë dalë sëbashku me varkë. Kësaj here moti i përkeqësuar në një mënyrë të papritur i ka zënë brenda në det duke bërë që 34 vjeçari të mos arrijë të shpëtojë.