Një sasi e konsiderueshme droge është gjetur në një fshat të Hasit. Burime zyrtare nga polic9ia bëjnë me dije se një ditë më parë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Rezervuari i Gjologjisë”, në fshatin Golaj, Has.

Aty u gjetën dhe u sekuestruan 105 kg e 375 gramë lëndë narkotike e dyshuar marijuanë. Ende nuk janë gjetur ‘pronarët’ e lëndës narkotike, ndërsa policia njofton se po punohet për identifikimin e autorëve.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE , VDES I RIU SHQIPTAR
Artikulli tjetërKOTZIAS: NUK KEMI DISKUTUAR ÇËSHTJEN ÇAME ME SHQIPËRINË