Mallakastër, gjendet trupi i teknologut të Uzinës .Dyshohet se është vrarë

Teknologu i Uzines se Ballshit mund te jete vrare. Ne trupin e tij jane gjetur shenja dhune. Policia e Fierit ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 57 vjeçarit të zhdukur dy javë më parë në Mallakastër. Shefo duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit kalenjë në gjendje të dekompozuar por paraprakisht ekspertët thanë se viktjma nuk ka vdekur për shkaqe natyrale. Në kokë janë vërejtur plagë dhe fraktura të kafkës ndaj ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë kqyrje të hollësishme për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Artikulli paraprakHIDHET NGA BALLKONI I KATIT TË KATËRT TË PAVIONIT TË SËMUNDJEVE TË BRENDSHME NË QSUT
Artikulli tjetërMINISTRIA E BRENDSHME REAGON NDAJ DEKLARATAVE TE PD: NË 3 VITE DHJETËRA TRAFIKANTË PARA DREJTËSISË