Pas disa ditësh kërkimesh intensive, është gjetur sot trupi i pajetë i Arben Anamalit, kapitenit të anijes turistike, I cili u mbyt në ngjarjen tragjike që ndodhi më 8 korrik në liqenin e Shkodrës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, kapiteni i anijes humbi jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, në rrethana ende të paqarta. Gjatë ndërhyrjes për ndihmë, ai nuk arriti të dalë më në sipërfaqe dhe u shpall i humbur.
Që nga momenti i ngjarjes, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njësinë e specializuar të polumbarëve të RENEA-s, zhvilluan kontrolle të vazhdueshme në zonën ku dyshohej se mund të ndodhej trupi. Sot, pas më shumë se 48 orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të viktimës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Kapiteni Arben Anamali njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakIKMT VIJON SHEMBJEN E OBJEKTEVE NË THETH
Artikulli tjetërBENET BECI: SHKODRA HUMBI NJË BIR, POR FITOI NJË HERO