TË PAKTËN KËSHTU THONË SHKENCËTARËT MJEKO-LOGJORË NË MADRID. Gjendet varri i gjigandit të letërsisë spanjolle Migel Servantes 400 vjet pas vdekjes së tij.

Të paktën kështu thonë shkencëtarët mjeko-logjorë, të cilët besojnë se kanë gjetur eshtrat e shkrimtarit, të bashkëshortes dhe disa perosnave të tjerë të varrosur në  konventën e Madridit. Sipas hulumtuesve, ndarja dhe identifikimi i eshtrave do të jetë një proces i vështirë. Ekipi i 30 studiuesve ka përdorur kamera infra të kuqe, skanera 3d dhe radarë të nëndhëshëm  për të identifikuar vendin e varrimit, në një dhomë nën tokë, poshtë një ndërtese të harruar. Shpresat për gjetjen e varrit lindën në janar kur një grup arkeologësh gjetën një kapak arkivoli me inicialet e shkrimtarit. Pikërisht në të njëtin vend u gjetën edhe eshtrat, të cilat përputhen me grupin e personave me të cilët është varrosur servantes, para se varret e tyre të zhvendosen në dhomën e nëndheshme. “Mbetjet janë në gjendje jo të mirë dhe është shumë e vështirë që ne të bëjme një identifikim individual të  servantes, deklaroi shkencëtarja e mjekësisë ligjore Almudena Garcia Rubio, duke shtuar se ekipi i studiusve është i sigurtë nga burime historike se eshtrat i përkasin Servantes dhe gupit me të cilin ai është varrosur. Autori i romanit të famshëm Don Kishoti u varros në 1616, por kisha është rindërtuar disa herë pas kësaj. Eshtrat e tij u zhvendos në ndërtesën e re në fund të shekullit 17,kurse  gjurmët e princit të shkronjave u humbën për shekuj me radhë.

Artikulli paraprakDEDAJ, ARRESTOHET 15 VJEÇARI AKSIDENTOI ME ZETOR BASHKËMOSHATARIN
Artikulli tjetërTOM DOSHI SËRISH NË PROKURORI PËR PROVA TË REJA