Gjendja e amortizuar e arkivës se Bashkisë se Shkodrës, ka detyruar Bashkinë e Shkodrës qe te miratoje një fond te jashtëzakonshëm për mirëmbajtjen e kësaj arkive.

Fondi ka kaluar me te gjitha votat ne këshillin e Bashkisë se Shkodrës. Ka qene këshilltari i PS Gezim Galiqi, i cili ka kërkuar me tepër informacion dhe këshilli te mos jete si një varke shpëtimi vetëm për raste te jashtëzakonshme. Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se pikërisht ky investim po behet për përmirësimin e kushteve dhe standardizimin e te gjithë dokumentacionit. Ndërkohe këshilltari Fatlum Nurja, ka kërkuar qe ambientet e arkives, te ketë edhe mbrojtjen nga zjarri. Megjithatë, pas diskutimeve, miratimi ka ardhur ne unanimitetet te plote.