Policia e Barit ka rritur nivelin e sigurisë në port gjatë ditëve të dhjetorit, për shkak të lëvizjeve të shumta drejt Ballkanit dhe në drejtimin e kundërt.

Drejtori i Europolit, Rob Wainwright ka lëshuar alarmin e luftëtarëve të huaj, që konsiderohen të jenë midis 5 e 7 mijë që janë larguar nga fushëbetejat e Sirisë e Irakut dhe të paktën 1500 nga këta, ndoshta 1800, kanë marrë rrugën drejt Evropës. Për këtë arsye, niveli i gatishmërisë në portin e Barit, që është porta e hyrjes në Evropë dhe anasjelltas, është rritur në 2, nga 3 që është maksimalja. Nga e mërkura ritmi i punës në port është bërë shumë intensiv. Pesë mijë pasagjerë hipin çdo ditë në tragetet që shkojnë në Shqipëri e Greqi dhe që të gjithë monitorohen me shumë kujdes, për të mos lejuar kalimin e asnjë të dyshuari. Në sitën e verifikimit kalojnë sidomos shtetasit e Kosovës.

Tashmë kanë kaluar tetë mijë syresh, të kthyer nga Gjermania e që shkojnë në vendin e tyre, pas refuzimit të azilit nga autoritetet gjermane. Ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, tani nuk është përkrahja e ndonjë konsullate. Herë pas here hyn në lojë ajo e Shqipërisë, por në shumë raste verifikimi i dokumenteve të pasagjerëve nga Kosova, zonë e rrezikut të lartë në gjeografinë e terrorit, rezulton shumë i komplikuar.

Artikulli paraprakI VURI ZJARRIN MAKINËS, PRANGOSET 22 VJEÇARI
Artikulli tjetërFSHF SHTYN STARTIN E SEZONIT TË DYTË TË SUPERIORES