Gjeneralja e parë, Kodheli gradon një grua në ushtri

FA do të kenë të parën grua gjenerale, Manushaqe Shehu deri dje kolonele e FA. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka firmosur propozimin, ndërsa pohoi gjatë tryezës për të drejtat e grave në Shqipëri se gratë në uniformë përbëjnë 14% të efektivit ushtarak. Kodheli: Kam propozuar për gradim të parën grua gjenerale në historinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në mënyrë që propozimi i kësaj zonje, të mbajë këtë datë të veçantë të 31 tetorit, ditës kur Kombet e Bashkuara miratuan Rezolutën 1325. Ne të gjithë jemi përgjegjës për të drejtat e grave në Shqiperi. Padyshim që ka akoma nevojë për më shumë ndërgjegjsim, për më shumë mundësi sociale dhe ekonomike për gratë sot. Edhe në policinë e shtetit ka pasur rritje të numrit të grave me uniformë. Gjebrea: Aktualisht në policinë e shtetit shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim në funksione operacionale duke mbajtur grada policore nga inspektorë deri në drejtues 940 gra vajza apo 10.4% e numrit të total të punonjësve të policisë me grada policore. Në pozicione vendimmarrje ne kemi 41 gra. Gjatë tryezës së rrumbullakët për të drejtat e grave në Shqipëri, drejtorja ekzekutive e shoqatës së grave me probleme sociale, Bajana Ceveli ngriti shqetësimin për mungesën e një plani veprimi kombëtar. Ceveli: Unë dua një plan veprimi në Shqipëri, jo unë, por Shoqëria Civile. I gjithë Ballkani Perëndimor e ka, pse ne nuk e kemi? Ne kemi mungesë mase, vetëm një ngelizhencë mund të jetë e tillë. Nuk mendoj qe nuk është dëshira e mirë. Të pranishëm ishin ambasadorë të Holandës dhe Suedisë, përfaqësues të ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe ministrisë së Drejtësisë.

Artikulli paraprakBAROMETRI/SONDAZHI:SHQIPTARET NUK KANE BESIM TEK INSTITUCIONET SHTETERORE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 31.10.2016