“Gjeografi dhe Zhvillim Territorit” është programi më I ri I ciklit të parë të studimeve që do të ofrohet në departamentin e Gjeografisë, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Bresena Kopliku, përgjegjëse e këtij departamenti thotë se hapja e këtij program erdhi si nevojë e mungesës së speciaistëve të zhvillimit të territorit.

Një rezultat ky I nxjerrë nga disa diskutime dhe trajnime me organizata të ndryshme dhe specialistë të kësaj fushe.

Për këtë program studimi është përzgjedhur një kurrikul e pasur për formimin e studentëve bën me dije përgjegjësja Bresena Kopliku.

Hapja e këtij programi në ciklin e parë rë studimeve u miratua nga Ministria e Arsimit ditën e martë, ndërkohë që të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohenonline për të vazhduar studimet e larta e më pas të specializohen në një nga profesionet më të kërkuara nga tregu I punës.

 

Artikulli paraprakZBARDHET LETRA E AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT: PËRMENDET ISH-PRESIDENTI META
Artikulli tjetërKËSHILLI NIS REFORMËN E UJËSJELLËSIT, SPAHIA: E PALIGJSHME