
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër statuje monumentale, në qytetin e Lezhës.Pas 7 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa doli nga magazina dhe u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.
Skulptori Ardian Pepa thotë se përmes kësaj shtatore, Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur është kthyer nga Turqia dhe mblodhi princat shqiptar me 2-mars të vitit 1444.
Duke ju referuar kësaj shtatore, Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.
Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por u bë pengesë Ministria e Kultures, pasi zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton për vendosjen e kësaj statuje.