Periudha festive përpara Krishtlindjes në Gjermani nis sërish me një ngjarje të dyshuar terrorizmi.

Policia në qytetin gjerman të Potsdamit ka njoftuar gjetjen e një pajisjeje shpërthyese shumë pranë tregut të Krishtlindjes. Pajisja ishte dërguar në një farmaci në qytetin në fjalë, në jugperëndim të Berlinit, duke shkaktuar evakuimin e të gjithë tregut aty pranë.

Policia kreu edhe shpërthimin e kontrolluar të pajisjes, që sipas gazetës “Potsdamer Neueste Nachrichten” kishte disa tela që dilnin prej saj. Dhjetorin e një viti më parë, 12 persona mbetën të vdekur kur një kamion iu drejtua tregut të Krishtlindjes në Berlin.

Artikulli paraprak863 MIJË EUROT, APELI LË NË BURG SOTËN, AVOKATI: PARATË TË FAMILJES
Artikulli tjetërINTERPOLI HEQ NGA LISTA E TË KËRKUARVE KRYEMINISTRIN RAMUSH HARADINAJ