
Tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth , Këln . Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta.
“Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se shoferi i makinës është 20 vjeç.
Dy helikopterë shpëtimi dhe katër ambulanca morën pjesë në operacion dhe zona mbetet e rrethuar.