Një person i armatosur ka hyrë në një godinë me zyra në Këln të Gjermanisë.

Mediat gjermane njoftojnë se policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë. Të gjithë të punësuarve u është kërkuar që të qëndrojnë nëpër zyra.Sipas mediave gjermane, policia ka lëshuar një urdhër arresti për një person i cili ishte raportuar se kishte hyrë në brendësi të zyrës së punës. Sipas të përditshmes gjermane Bild, policia ka arrestuar katër persona, gjatë kërkimeve në brendësi të ndërtesës. Një zëdhënës i policisë në Këln tha se “situata është e paqartë për momentin”. Ndërkohë një dëshimtar okular ka njoftuar policinë duke deklaruar se një grua dyshohet se kërcënoi me armë një punonjës brenda në zyrat e punës. Është gjithashtu e paqartë nëse gruaja është personi për të cilin është bërë denoncimi fillestar për personin e armatosur në ndërtesë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOSOVË, 86 AKSIDENTE BRENDA 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetërLONDËR, POLICIA ARRESTON 35 EMIGRANTË PA DOKUMENTE, MES TYRE EDHE SHQIPTARË