Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar marrëveshjen me Gjermaninë për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale. Projekti kushton 24 milion euro dhe do të garantojë furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm për rreth 75 mijë banorë.

Blendi Bushati përfaqësues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u shpreh se, synimi i projektit është që të arrihet garantimi i furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë. Ky projekt është diskutuar e më pas është arritur në një marrëveshje në të cilën edhe opozita ka dhënë votat e saj pro duke mos shfaqur asnjë kundërshtim. Nga kjo marrëveshje do të furnizohen me ujë rreth 75 mijë banorë.