Numri u përditshëm i migrantëve të kthyer ka arritur nga 60, në muajin dhjetor, në 200 që prej fillimit të vitit”, theksoi David Furtner, zëdhënës i policisë në Austrinë Veriore.
”Pjesa më e madhe mes tyre janë afganë që kërkojnë të shkojnë në Suedi dhe Danimarkë, por gjithashtu dhe marokenë dhe algjerianë”, theksoi ai. Ashpërsimi i kushteve të hyrjes, vendosur nga autoritetet gjermane, përkon me vendosjen e kontrolleve strikte nga Suedia dhe Danimarka në kufijtë e tyre si dhe me dhunën për të cilën u akuzuan individë me origjinë të huaj në Këln më 31 dhjetor.